Fraza tipike: Une Jam
Elementi: Zjarr
Karakteristikat kryesore: I/e vendosur, drejtues i/e lindur, ekzekutiv/e, besnik/e, fizik i mir, ambicjoz/e
Marrdhenie te mira me: Luanin, Demin, Shigjetarin, Binjaket
Marrdhenie te keqia me: Virgjereshen, Peshoren, Bricjapin,
Planeti kryesor: Marsi
Perlat: Koral i kuq, Zafir i verdh, Topaz
Fragrancat: Trendafil, ylang ylang, Xhazmine, Pishe, Rozmarine
Ditet e fatit : Hene, Marte, Enjte, Djele
Dashi karakterizohet nga shpirti luftarak dhe deshira per te krijuar dicka te re. Cdo veprim i dashit pavarsisht se mund te duket i pershpejtuar eshte i bazuar ne besimin primar qe "cdo gje do shkoje sic duhet" pavarsisht kushteve. Kjo lloj mantre mund te duket e frikshme (per disa shenja te tjera) qe nen buze e quajn Dashin "i/e pamatur" dhe ne disa raste "femije". Ka te tjere qe perdorin fjale si "arrogant/e" e "diktatorial/e" per ta pershkruar pasi ne disa raste Dashi sillet si i/e tille por shume pak harxhojn kohen e duhur te analizojn pse Dashi e ben kete.
Por Dashi si behet vone nga fjalet e te tjerve pasi ecen ne ritmin e vet: energjik/e, i/e patrembur, ambicjoz/e, dhe konfident. Dashi e konsideron veten lider aty dhe kur situata eshte me e veshtir, ku me ndihmen e Jupiterit, sidoqe te jete arrin te dali ne krye. Kjo lloj pafrikshmerie e shtyn te mos hezitoj dhe te ngrihet ne kembe i pari/a te mbroj ata me te vegjlit apo me te dobtit. Pra, ekziston nje lloj elementi fisnikerie qe e karakterizon dhe qe shihet dukshem kur takohet fillimisht me dike te panjohur. Kjo veti sjell miq por dhe armiq.
Keshilla per Dashin:
1) Zhvillo durimin me shume dhe prano njerzit per ate qe jane. Disa njerez nuk ecin me te njejten ritem si tendin prandaj behu me tolerant.
2) Mos e shty veten kaq shume - Ndonjehere te mos besh asgje eshte gjeja me e mire.